Rama ndan pamjet nga punimet në rrugën Shëngjin-Velipojë: Vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror

schedule08:07 - 10 Mars, 2024

schedule 08:07 - 10 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve që po kryhen në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se së shpejti, ky aks do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Sipas Ramës, puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme këtë aks rrugor që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!