Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Falenderime për mikpritjen vëllazërore

schedule08:09 - 27 Tetor, 2024

schedule 08:09 - 27 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në tubimin e 26 tetorit, me diasporën shqiptare në New York.

Teksa i falederon të pranishmit për mikpritjen vëllazërore, në fjalën e postuar, Rama shprehet se diaspora duhet të bëhet garante me pjesëmarrjen në zgjedhje që Shqipëria të mos kthehet mbrapa.

“Mirëmëngjes  dhe me këtë mesazh nga takimi i djeshëm në New York, duke u përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore, ju uroj të gjithëve ju të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!