Rama ndan lajmin për policët që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit  

schedule18:01 - 11 Nëntor, 2021

schedule 18:01 - 11 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Sikurse është bërë me dije më herët, kreu i qeverisë me anë të një fotoje në Facebook, njofton se për efektivët që ushtrojnë detyrën larg qendrës së banimit do të ketë shpërblim deri në 150% të pagës.

Kujtojmë se disa ditë më parë ishte ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili bëri me dije se me Vendim të Këshillit të Ministrave do të ketë një bonus financiar për këtë kategori të punonjësve të Policisë së Shtetit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!