Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa ka ndarë një video ku shfaqet pilotja e parë shqiptare Armela Murati, kreu i qeverisë shprehet “vijoni aplikimin për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA”.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që ashtu si pilotja e parë shqiptare, Armela Murati që u bë pjesë e Forcave të Armatosura duke ndjekur kursin e pilotit, të vijoni aplikimin për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA, në https://www.mod.gov.al/rekrutim/, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/abcnews.al