Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva, s’ka negociata me presione e me ultimatume në një familje!

schedule10:18 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 23 Tetor, 2020

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas thirrjes së grave naftëtare të Ballshit të ngujuar në grevë urie, duke u kërkuar të ndalin grevën dhe të ulën në bisedime.

Rama përsërit se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur.

Rama shkruan:

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.

Gjendja e grave naftëtare në ditën e nëntë të grevës së urisë vazhdon të përkeqësohet.

Ato vijojnë thirrjet për kryeministrin Edi Rama që të mos heshtë, por t’u japë një zgjidhje.

n.d./abcnews.al