Kryeministri Rama përmes një statusi në facebook thotë se edhe pse jemi në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon madje gjatë muajit mars kemi më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore.
Kryeministri Rama shkruan se fermerët dhe blegtorët vijojnë punën normalisht edhe pse “ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte”.
Postimi i plotë:
? SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT
? Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.
? Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
? Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.
? Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut./abcnews.al