Rama: Mos shisni në rrugë, krijoni kooperativa! Tregtarja: Pandemia solli punëtorë me universitet

schedule10:31 - 27 Maj, 2020

schedule 10:31 - 27 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca kanë vizituar diën e sotme një pikë grumbullimi të prodhimeve bujqësore në Lushnje të financuar nga programi i BE, IPARDI.

Rama propozoi që tashmë të gjithë fermerët e vegjël që prodhojnë mallra bujqësorë të organizohen për tregtimin e tyre përmes pikave të grumbullimit të cilët merren për shërndarjen e tyre, brenda dhe jashtë vendit.

Me rimbursimin e humbjeve, Rama tha se do të merret shteti, duke e shkëmbyer batutë me përfaqëesuesen e këtij subjekti e cila ishte adashe e nënës s së tij.

“Jemi të parët në rajon për absorvim të fondeve dhe është një periudhë modernizimi për situatën në bujqësi që nuk ka qenë kurrë më përpara. Ju nuk keni nevojë pastaj, ti e çon farën dhe merr lekët. Nuk ka lidhje më pastaj jo ra kjo, ra ajo. Kjo është tamam kooperativë me interesin, Nuk bëhet më jo prodhoni secili dhe dalin në protestë se ku do i shesim.

Ky është sistemi, është i vetmi sistem. Faza tjetër është agro-përpunimi. Filloni me reçelin. Unë kam përshtypjen se do prodhosh sepse në fund do kemi edhe mallrat tona të përpunuara.  Ka shqiptar që ka lloj lloji secili ka mendjen e vet, secili di më mirë punën e tjetrit. Njerëzit e shohin fshatin nga lart dhe të vetmet gjëra që shohin është tv, por media nuk merret me lajme të mira.

Ajo që është më e rëndësishme është që ta ndajnë mendjen të gjithë të organizohen më njëri-tjetrin, jo të dalin te rruga. Se pastaj i kam unë ato lekët, se të kam adashen e Anetës time. Të kesh shëndet. Këtu ngaqe ia dolëm me sukses na thonë na mbajtët mbyllur kot. Ishalla nuk po detyrohemi të kthehemi mbrapa”, tha Rama.

Përfaqësuesja e subjektit u shpreh se pasur interesim edhe nga persona me arsim të lartë, të cilët kërkojnë tashmë të punësohen në magazininim e produkteve bujqësore, kjo edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kanë ardhur edhe njerëz me shkollë të lartë të punojnë. Kjo pandemia i ka sjellë. E kuptojnë se duhet punë”, tha ajo.

Ndërsa ambasadori i BE Luigi Soreca u shpreh se reagimi për këtë fushatë ka qenë më i madh se për çdo nismë tjetër.

“Kemi bërë një fushatë për IPARD në muajt e fundit. Dhe në rrjetet sociale reagimi ka qenë fantastik. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur mijëra vetë që kanë dashur të bëhen pjesë e tij”, u shpreh Soreca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!