Kryeministri Edi Rama priti sot në kryeministri presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Gjatë takimit Rama tha se është mirënjohës ndaj mbështetjes së Gjermanisë për vendin tonë.
“Jemi shumë mirënjohës ndaj Gjermanisë e për çdo gjë që qeveritë gjermane kanë bërë për këtë marrëdhënie që është në nivelin e saj më të mirë. Mbështetja e Gjermanisë në të gjitha frontet ka qenë thelbësore për ne. Është gjë shumë e morë që të kemi një ministër të jashtëm si president”, tha Rama.
Ndërsa presidenti nga ana e tij përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në, teksa tha se vendet skeptike kanë rënë dakord që duhet përshpejtuar proceduara për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.
“Përgëzime që keni arriturin një gur të rëndësishëm në themel. Me nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Jetojmë në kohë të vështira. Na duhet të konsiderojmë që Europa jo vetëm duhet të tregje bashkim, por duhet të jetë e hapur për zgjerimin e nevojshëm drejt Ballkanit perëndimor. Qeveritë skeptikë janë të bindura që ne duhet ta përshpejtojmë procesin“, tha presidenti gjerman.
Në fund të fjalimeve dy liderët shkëmbyen dhurata mes tyre. Rama i dha presidentin gjerman një libër dhe një pikturë./Abcnews.al/