Rama-Metës: Lajm i keq për ty, vaksinat vijnë sot, plani yt me Saliun dështoi

schedule13:02 - 8 Prill, 2021

schedule 13:02 - 8 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, i është kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta duke hedhur akuza se plani i tij dhe i ish kryeministrit  Berisha për bllokimin e aeroportin e Rinasit ka dështuar.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!” shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl. /abcnews.al/