Ditën e sotme pritet që në Kuvend të votohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet.
Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të jenë në anën e duhur të historisë.
Rama u shpreh se për sistemin vendosin vetë shqiptarët dhe se nuk i vjen mirë nga deklaratat e ambasadores amerikane, që tha dje se do i ndjekin me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë fjalën.
Lexo edhe: Rama “shpëlan” Gjuzin dhe Roshin në Kuvend: Bashkësi karikaturash!
Fjala e kryeministri Rama në parlament:
“Besoj është një dëshmi e punës së shkëlqyer të mjekëve dhe të sistemit në vijën e zjarrit ku për fat të keq deputeti Alimadhi u gjend si pasojë e infektimit. Përfitoj nga rasti që ta them sot meqë nuk më është dhënë mundësia se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve, një përkujdesje fantastike, forma juaj sot është dëshmi edhe e kësaj. Për sa i përket ballit Kombëtar dihet që ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sado që të përpiqeni ju Alimadhi nuk e riktheni dot më.
Mithat Frashëri po tju dëgjonte sot do ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e naltmadhënisë Kujtim Gjuzi në sallë po konsideroj Murrizin në pozicionin më të lartë. Mithatin e ke ti jo unë, por e njoh më mirë se ti, sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ty. Duke ndjekur këtu disa qëndrime, pashë shumë Balle, pashë një ballist tjetër këtu që mbajti një qëndrim që turpëron Mithat Frashërin, kulturën, intelektin, e tij dhe tregon në fakt se pse kauza e Mithat Frashërit nuk kishte sukses sepse ballisti tipik nuk i duhet dreqit. Pashë edhe disa zonja që klithën këtu për diktaturë dhe ilegjimitetin e parlamentit ndërkohë duke folur këtu në foltoren e këtij parlamenti flasin, si shpjegohet kjo..?
Lexo edhe: “Ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë”, Balla thirrje PD-së: Po luan blof me listat e hapura
Si shpjegohen ato fjalë të ulëta që janë karakteristika të burrave të ulet jashtë këtij parlamenti? Dëgjova edhe një shprehje që është tipike e ballistëve, nuk kam frikë nga askush, ballistët e thoshin gjithmonë këtë. Nuk është rreziku që e krijon frikën është frika që e krijon rrezikut, gjithsesi ishte një hyrje e butë për një temë të rëndë. Është një debat i madh që e bën këtë parlament një trupë të bashkuar në anën e duhur të historisë dhe në krah të popullit shqiptar. Jemi në anën e duhur sepse u japim shqiptarëve të zgjedhin partinë dhe deputetin që duan, të dalësh kundër kësaj është të dalësh në anën e gabuar të historisë. Meqë po mbyllim një fazë jo të lehtë, që falë këtij parlamenti u bë reformë se deri në 5 qershor ishte formalinë, dua ti falënderoj të gjithë deputetë për kontributin për të sjellë në këtë ditë këtë proces, do më lejoni që të përcjell një mesazh nga kjo foltorja të gjithë miqve dhe partnerëve: është mesazh nga një parlament sovran dhe një kryeministër sovran, po e nis çfarë thotë Komisioni i Venecias: Shtetet kanë marrsh të gjerë në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore, Komisioni i Venecias dhe OSBE OdIHR nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë apo metodë specifike në lidhje me shpërndarjen mandateve, ky është standardi që është vendosur në union nga organizmat ndërkombëtare.
Prandaj miq dhe partnerët tanë se ky është një vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit shqiptar të vendos vetë, nuk është një sistem që duhet ta ndajmë me ambasadoren amerikane, apo të tjerë. Duhet ti themi gjërat siç janë, nuk është përgjegjësia e ndërkombëtarëve apo ambasadorëve që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do shohim nëse e mbajnë fjalën… nuk më vjen mirë…”
Vijon…/abcnews.al