Rama me trupin diplomatik: “Thirrje ambasadorëve për hapjen e negociatave me BE”

schedule20:01 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 20:01 - 13 Dhjetor, 2017

Në pritjen tradicionale të fundvitit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që të thonë çdo fjalë të duhur që Shqipërisë t’i hapen negociatat e antarësimit me BE pranverën e ardhshme. Shqiptarët e meritojnë tha kryeministri, duke renditur edhe ato që i quan si histori suksesi në këtë periudhë, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet.

Për të katërtin vit, i mblodhi ambasadorët e akredituar në Shqipëri në pritjen tradicionale të fundvitit, në sallën e hartave në kryeministri.
E nisi me falenderime për ta për kontributin e dhënë sidomos për reformën në drejtësi, pika e fortë me të cilën synon hapjen e negociatave me BE. U bëri thirrje që secili të thotë fjalën e vet për ta mundësuar këtë proces që shqiptarët e meritojnë.

“Reforma në drejtësi nuk do kishte ecur kështu e në këtë drejtim strategjik i patjetërsueshëm nëse nuk do kishim pasur BE si orientim. Ne jemi sot më afër se asnjëherë pranë çeljes së negociatave për antarësim. Thirrje për të gjithë ju që e njihni Shqipërinë nga brenda, që çdo fjalë e duhur për të mundësuar hapjen e negociatave nuk është diçka që e meritoj unë politika por shqiptarët, në Shqipëri apo diku tjetër”.

Ndër hapat pozitivë të Shqipërisë që e afron me BE, veçoi zgjedhjet e fundit parlamentare, një shembull suksesi sipas kryeministrit ia vlen për të kërkuar pa u lodhur dialog me opozitën për objektivin e përbashkët, hapjen e negociatave.

“Ajo ç’ka ne arritëm për të rezalizuar zgjedhjet e shkuara që u dukën si katastrofë e paralajmëruar e u kthyen në mënyrë të befasishme në një shembull komunikimi është një thesar që unë e shumica duam ta vlerësojmë me të tjera akte për të mbajtur rrugën e një dialogu për një nivel tjetër e prandaj nuk do lodhem në shprehjen e këtij vullneti deri në fund edhe vitin e ardshëm për opozitën për të gjithë ata që janë të interesuar për shqipërinë në BE, në objektiv të rëndësishëm strategjik”.

Duke pranuar se ka ende sfida për të përmbushur, kryeministri tha se perceptimet e gabuara dhe paragjykimet duhen tejkaluar. E tillë sipas tij çështja e kanabisit dhe krimi i organizuar

“Ministri i jashtëm i Italisë ka dërguar letër, nëse këtë vit Shqipëria do fshihet nga harta e kanabisit, vitin tjetër rikonfirmimi…. Lufta kundër krimit i bindur se vitin që na pret do njohë rezultate”.

E mbylli me vitin e Skënderbeut të cilin synon ta kthejë në një vit të së ardhmes, nisur nga optimizmi për çeljen e negociatave. E ilustroi me thënie nga vepra e studiuesit Robert Elsie, i ndarë para pak kohësh nga jeta, e përzgjedhur nga kryeministri si dhuratë fundviti për diplomatët e huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!