Rama me të shoqen në ekspozitën e profesorit të tij: Ishte ëndërr të na jepte këshilla për pikturën

schedule19:09 - 23 Mars, 2021

schedule 19:09 - 23 Mars, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e Linda Rama, ka vizituar ekspozitën e hapur ditën e sotme nga piktori Sali Shijaku. Rama zbuloi se Shijaku ka qenë profesioni i tij i cili shihej si pikë referimi për artin e të rinjve. Ai tha se vepra që ka krijuar Sali Shehu ka një rëndësi të dyfishtë, së pasi në aspektin historik dhe në atë të bashkëkohësisë.

“Profesori ka pasur shumë momente festive me turma të mëdha që vizitonin ekspozitat e mëdha për veprat e tij. Një koncert me muzikë dhome, më duket se është hera e parë. Kam shpresë që në ditët në vijim kur ekspozita të jetë e hapur për publikun, kjo ndjesi e muzikës së dhomës dhe ky privilegj i të shijuarit të punëve me pak njerëz do sjellë një kënaqësi të veçantë për ata që do e vizitojnë.

Është një nder i madh që na u dha mundësia falë zemërgjerësisë së profesorit që ta ekspozojmë Sali Shijakun, një pikë referimi e arteve tona. Për ne që ishim më të rinj ishte ëndërr ta takonim të na fliste ose të jepte këshillat e tij.

Ka qenë privilegj për mua që kam marrë disa mësime që edhe sot i mbaj mend. Ka qenë një privilegj për ata që kanë pasur mundësi të kenë më shumë afërsi me të dhe të ndihmohen prej tij. Mendoj se koha tani pas 30 vitesh e ka zgjidhur lidhur me artin e krijuar në periudhën e totalitarizmit, nën diellin e realizmit socialist që ishte një diell verbues për rrugët e shikimit, dhe kishte vetëm një rrugë.

Është e qartë, sot se pavarësisht kohës kur u krijuan, ka dhe do ketë më shumë vend për të vlerësuar ato vepra që nga pikëpamja artistike kanë qenë dhe mbeten me peshë. Mendoj që është e dyfishtë vlera që ka krijuar Sali Shijaku, qoftë në aspektin historik, por edhe në atë të bashkëkohësisë. Unë mendoj që është dhuratë që ti na ke bërë ne si dashamirës të artit tënd dhe atyre që I shoh si pjesë e këtij komuniteti. Ke hapur një pjesë të krijimtarisë tënde që deri më sot ka qenë e pazbuluar”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!