Rama me pensionistët në Durrës: Do t’ju gëzojmë në fund të vitit

schedule11:50 - 30 Tetor, 2024

schedule 11:50 - 30 Tetor, 2024

DURRËS- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takim me pensionistët në Durrës paralajmëroi një reformë të thellë në pensione.

Ai u shpreh se nëse këto reforma do të bëheshin në fillim të viteve 2000, Shqipëria sot do të ishte në një pozicion të ri.

“Nëse këto reforma që ne kemi bërë, që do ishin bërë të paktën në fillim të viteve 2000, sot Shqipëria do ishte në një pozicion krejt tjetër. Do kishim rritje dhe zhvillim shumë më të madh. Janë rregulla që duhet të vihen”, u shpreh Rama.

Gjatë diskutimit me pensionistët, Rama nuk dha detaje, por premtoi se në fund të vitit do të ketë një gëzim për të gjithë pensionistët .

“Ju falënderoj shumë dhe kam shumë besim që do t’ju gëzojmë në fund të vitit, një gëzim që në fund të vitit duhet patjetër, pastaj do vazhdojmë punën për më shumë e më mirë në vitet qe vijnë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!