Rama me minoritetin grek: Qeveria nuk arreston njerëz

schedule16:51 - 21 Maj, 2018

schedule 16:51 - 21 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një dëgjesë publike më përfaqësues të minoriteti në Dropull. Duke i dhënë përgjigje shqetësimit të një prej banorëve për arrestimin e ish-ministrit Spiro Ksera, kreu i qeverisë ka saktësuar qeveria nuk arreston njerëz, por është detyrë e prokurorisë.

Nuk ka pranuar të flasë siç bën zakonisht në turin e dëgjesave, por ka kërkuar t’i japë përgjigje shqetësimeve të minoritetit grek në Grapsh të Gjirokastër.

Edi Rama: “Nuk kemi ardhur deri këtu për të mbajtur fjalime, unë sidomos. Mua më shikoni shpesh në televizor, shpesh edhe në frigorifer ka mundësi.”

I pari që iu ankua ishte një mbështetës i Partisë Demokratike dhe këshilltar bashkiak.

Banori 1: “Që të pushohen 51 dropullitë nga Gjirokastra, mos të vihet asnjë dropollit në punë në Gjirokastër është e papranueshme”.

Edi Rama: “Përsa i përket të gjitha atyre shifrave që dhe janë të pavërteta, nuk ekzistojnë”.

Banori 2: “Dua që të gjithë këshillat bashkiakë të mos jenë grupe të kontrollimit të bukurisë apo të modës, por që të jenë vërtetë këshilla bashkiakë që të nxjerrin vendime për popullin”.

Edi Rama: “Ki parasysh se zgjedhjet lokale do vijnë. Do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS-së në zgjedhje”.

I indinjuar u shpreh banori i Dropullit edhe për arrestimin e ish-ministrit Spiro Ksera.

Banori 2: “Drejtësia e pavarur, që është drejtësi e komanduar nuk mund të arrestonte një dropullit për show mediatik”.

Edi Rama: “Qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Në raport me Spiro Kserën, më vjen keq që e përmend biles, se unë personalisht kam pasur një raport miqësor me të. Kudo që ta takoj i jap dorën me respekt për raportin që kam pasur. Problemet e tij me tenderat dhe me drejtësinë nuk janë probleme të mijat dhe nuk janë probleme të qeverisë”.

Shqetësimet e tjera i adresoi te Shqipëriaqëduam.al.

Edi Rama: “Unë për të gjitha këto historitë e hipotekave kam një histori shumë të shkurtër: Shqipëriaqëduam.al. Sa kur rrini dhe vini vërdallë, shfryheni në për kafe me të drejtë, sa ku të bëni gjithë këto vetëm te minuta është. Hap kompjuterin, shko në portal dhe shkruaj problemin që ke dhe për 10 ditë do kesh përgjigjen”.

Procesi i hartimit të paketës së akteve nënligjore “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” ishte edhe qëllimi kryesor i këtij takimi për të cilin foli vetëm një banor që i kritoi pasi kryeministri ia kërkoi.

Edi Rama: “Do na bësh ndonjë kritikë tani se këto lavdërime nuk ka kuptim”.

Banori 3: “Ka një problem ligji, të cilin përsëri duhet ta zgjidhim me mirëkuptim. Për arsye se penalizohen si të thuash minoritetet ekzistuese. Në pikën e vetëdeklarimit”.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të mbështesë projektet e Bashkisë Dropull për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, përfundimin e rrugës së Pogonit dhe projekte të tjera për zhvillimin e zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!