Rama me Markoviç: Marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Zogaj

schedule12:29 - 3 Korrik, 2018

schedule 12:29 - 3 Korrik, 2018

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin malazez, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi se kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

 Lehtësim të shkëmbimve tregtare me reduktim të tarifaveDo të analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare”.

Një sërë marrëveshjesh të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik dhe të turizimit, si edhe marrëveshje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar u nënshkruan mes dy vendeve.

“Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Nënshkruam një sërë marrëveshjesh. Dhe ato që kanë të bëjnë me betejen e përbashkët për sigurinë dhe krimin e organizuar”.

Një tjetër investim strategjik, sipas Kryeministrit Rama, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e zi dhe Kroacinë është edhe autostrada adriatiko-joniane.

“Do të punojmë për t’u integruar shumë më tepër në gjithë aktivitetin ekonomik dhe veprimtarive që shoqëronin dhe duhet të mbështesnin transferimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë.

Jemi gati për të nisur investimet më të mëdha si autostrada adratiko-joniane që do të lidhë Shqipërinë me malin e zi dhe Kroacinë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!