Rama me biznesin e madh: Të krijojmë fondin e solidaritetit

schedule21:14 - 3 Tetor, 2019

schedule 21:14 - 3 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama kërkon bashkëpunim nga biznesi i madh për krijimin e një fondi solidariteti për të ndihmuar familjet në nevojë për probleme të ndryshme, por edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të biznesit të madh prezantoi idenë e krijimit të një fondi solidariteti për të ndihmuar familjet në nevojë, por edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ideja bazë e këtij fondi  sipas Kryeministrit Rama nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar në bashkëpunim mes biznesit dhe qeverisë ku barra fiskale  të jetë e barabartë.

Kryeministri Rama tha se është i hapur për të  marrë mendimin e biznesit për projektin e fondit të solidaritetit, duke garantuar se ky mekanizim do të kontrollohet nga  biznesi dhe jo qeveria./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!