Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim të gjatë me ambasadorët në Pallatin e Brigadave. Ndër të tjera ai tha se “investigimi i banesave do të bëhet me 4 sy, dy shqiptarë dhe dy të huaj”.
“Kemi nevojë të punojmë dhe të planifikojmë bashkë. Ekipi i kancelares Merkel, kanë qenë aktivë që në momentin e parë. Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj.
Ka vende që janë përballur me tërmete shumë më të fuqishme se ky i joni . Duhet të sigurohemi që të gjithë të jenë në tenda, si ato që na sollën italianët. Nëse secili përpiqet për këtë, mund të bëjmë më të mirën për këta njerëz. Do të doja që opozita të bashkohet me ne, i kam ftuar për të ndarë idetë”, u shpreh ai.
Komiteti i menaxhimit te fondeve duhet të ketë një asistencë shumë të mirë dhe për këtë ka kërkuar ndihmë kryeministri Edi Rama nga ambasadorët e shteteve të huaja në vendin tonë, që çdo qindarkë, euro apo dollarë që po dhurohet për të dëmtuarit nga tërmeti të mos shkojnë në duart e abuzuesve dhe të të korruptuarve u shpreh shefi i qeverisë.
“Na jepni dijet më të mira që keni për këtë. E di që paratë janë thelbësore, por dija është themelore për ti shpenzuar në mënyrën më të mirë. Njerëzit po kontribuojnë me zemrën plot ndaj s’mund të lejojmë që ky proces të prishet nga mungesa e transparencës, nga abuzivizmi e korrupsioni, ndaj na duhet ndihmë të ndërtojmë mekanizëm transparence. Komiteti do i shërbeje gjatë periudhës së emergjencës e më pas qeverisë. Çdo qindrakë euro e dollarë duhet të jetë i dukshëm për njerëzit për të treguar se cfarë është bërë me të.
Ka edhe një gjë që është yçkël se duhet vepruar shpejt, s’ka kohë të ndjekim procedurat e zakonshme që ndonjëherë kërkojnë nje vit duhet vepruar shpejt e me transparencë ndaj duhet të jetë me dobi të marrim ndihmë dhe dije për këtë”.