Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se nga java tjeter do të nisë hapja graduale duke nisur me zgjatjen e orarit të lëvizjes, transportit me taksi mes qyteteve, ndërsa më 4 maj do nisim hapjen e bllokut të tretë të bizneseve.
Ai gjithashtu deklaroi se nga java tjetër do të zgjatet orari i daljes në pazar. Rama tha se duhet të mësohemi me virusin se ai nuk largohet pa dalë vaksina.
LEXO EDHE: “Jemi në kontakt me vendet e tjera”: Rama zbulon kur do jetë gati plani për turizmin
“Armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikëm se po mbyllemi brenda po nuk doli vaksina. Ndaj ne na duhet të bashkëjetojmë me të. Hapja duhet të jetë graduale ndryshe çdo gjë që bëmë deri këtu humbet dhe kthehemi në zero.
Është një dhimbje koke edhe për ju edhe për mua. Javën e ardhshme do rrisim orarin e daljes në pazar.
Nga java tjeter do lejojmë edhe taksitë për njerëzit që do të ikin nga një qytet në tjetrin. Nga 4 maji do lehtësojmë lëvizjet dhe do hapim bllokun e tret të bizneseve. Edhe pak durim por nuk ka rrugë tjetër. Hapja do garantohet nga rregulla”, tha Rama./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=okv3rNX8VGg&feature=youtu.be