Rama me 300 të rinj të punësuar në privat: Mungon kualifikimi e dëshira

schedule11:50 - 23 Nëntor, 2017

schedule 11:50 - 23 Nëntor, 2017

Në një aktivitet të organizuar me rreth 300 të rinj të punësuar në sektorin privat vetëm rishtazi, kryeministri Edi Rama foli për sukses të reformës arsimore si dhe sukses në efiçencen e zyrave të punësimit në shtet. Por kryeministri  gjatë fjalës së tij u kthye edhe në zërin e sipërmarrësve të mëdhenj të cilët sipas tij vuajnë në lokalizimin e punonjësve me kualifikimin e duhur por edhe dëshirën për të punuar e për t’u lodhur.

Përballë 300 të punësuarve rishtazi në sektorin privat, Kryeministri Edi Rama theksoi meritën e reformave të ndërmarra prej tij për punësimin në Shqipëri, të cilin e shpreh si histori suksesi të 4 vjeçarit që lamë pas.

Kryeministi Rama bëri edhe një rezyme të identikitit të punëkërkuesit në Shqipëri. Të pakualifikuar dhe përtac, produkt i të cilëve janë 36 mijë vendet e lira të punës që ofrohen sot nga sipërmarrësit privat dhe, si theksoi edhe më parë ministri i tij i financës Ahmetaj, kanë mbetur  sfidë e shtetit shqiptar.

Kryeministri gjithashtu përsëriti faktin se sot kompanitë nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve duke i shpëtuar detyrimeve për sigurimin e tyre e duke përsëritur thirrjen ndaj këtyre kompanive që të bëjnë deklarimin e plotë në përputhje me ligjin./abcnews.al

https://youtu.be/QBn51Uz1Xec