Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama, mbledhje online me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: Plan ekonomik për pasojat e koronavirusit

schedule11:43 - 17 Mars, 2020

schedule 11:43 - 17 Mars, 2020

Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama zbulon edhe pikat që po diskutohen, ku mes tyre theksohet plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim.

Postimi i plotë:

Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me vitusin

Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim

Mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me shqipërinë dhe maqedoninë e veriut

Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!