Rama mbledh qeverinë në Dibër

schedule19:19 - 10 Nëntor, 2017

schedule 19:19 - 10 Nëntor, 2017

Nxitja e turizmit për të krijuar kushtet që në vendin tonë të kemi infrastrukturë me 4 dhe 5 yje. Është vendimi më i rëndësishëm i qeverisë deklaroi kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes që u zhvillua në Dibër. Një tjetër vendim i bërë publik prej tij është prezantimi i projektit përfundimtar të rrugës së Arbrit.

Këshilli i Ministrave ndodhet në Dibër për të marrë vendimet e rradhës. I pari dhe më i rëndësishmi për kryemnistrin Edi Rama është vendimi për ta kaluar turizmin në një nivel tjetër, atë të infrastrukturës me 4 dhe 5 yje.
Dibranëve dhe jo vetëm do tu ndërtohet Rruga e Arbrit, prezantimi i projektit do të bëhet ditën e dytë të mbledhjes deklaroi kryeministri Rama.
Ky nuk është një premtim nga ta që nuk mbahet i siguroi Rama shqiptarët.
Për realizimin e këtij projekti kanë filluar disktutimet edhe me qeverinë maqedonase tha kreu i qeverisë. Gjatë qëndrimit në Dibër, ministrat e kabinetit qeveritar do të diskutojnë me banorët për bujqësinë dhe buxhetin e vitit 2018./abcnews.al

 

https://youtu.be/4zuEXH3y7Bk

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!