Rama mbledh ministrat në “Vilën 31”, çfarë pritet të diskutohet

schedule13:01 - 4 Janar, 2023

schedule 13:01 - 4 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kabinetin qeveritar te “Vila 31” në ish Bllok. Ndërsa ende nuk ka detaje, gazetarja Esiona Konomi në një lidhje për Abc Live raportoi se mbledhja po bëhet për të analizuar punët që janë bërë përgjatë gjithë vitit. Sipas saj, mbledhja pritet të vijojë dhe nesër.

“Është një analizë ku kryeministri dëgjon me radhë ministritë për të gjitha të dhënat dhe projektet e realizuara, ngecjeve që kanë të bëjmë me projekte si infrasktruktura, bujqësia, rendi, siguria dhe ekonomia. Pra në çdo sektor që mbulon qeveria. Është një mbledhje aq e detajuar saqë parashikohet të zgjasë dhe nesër.

Kryeministri dëgjon jo vetëm sukseset por dhe ato punë që nuk kanë shkuar mirë për të kuptuar se ku kanë çaluar gjërat dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar ritmin.”, tha gazetarja./abcnews.al