Rama mbledh kryesinë për “Shkodrën”, u kërkoi drejtorëve të japin dorëheqjen

schedule22:59 - 28 Gusht, 2019

schedule 22:59 - 28 Gusht, 2019

Situata në strukturat socialiste të Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kreut të bashkisë ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e kryesisë së PS. Lidershipi i selisë rozë thotë se duhet një riformatim i PS në Shkodër. Ndërsa kryeministri Rama mësohet se u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve rajonalë.

Pas Valdrin Pjetrit Partia Socialiste i tregoi derën drejtorëve të Shkodrës. Vendimin e ka marrë kryesocialisti Edi Rama që ia komunikoi në një mbledhje të shkurtër drejtuesëve të insitucioneve publike në qarkun verior.

Edhe pse nën emocione kryetarja e këshillit Bashkiak Shkodër u bë zëri i zyrtar i diskutimeve me dyer të mbyllura.

Por selia e Partisë Socialiste nuk u boshatis pas kësaj deklarate, përkundrazi, një nga një mbrritën anëtarët e kryesisë.

Çështjet organizative që i paraprijnë zgjedhjeve në këtë parti në shkurt të vitit 2020 ishin pjesë kryesore e axhendës politike, por jo për Ditmir Bushatin që në dalje tha se kjo çështje nuk zgjidhet me shkarkime në masë.

Thelbi për atë që i la Valdrin Pjetrit vendin e koordinatorit politik për qarkun e Shkodrës është nevoja për një reform politike që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale i takon partive të marrrin masa e të krijojnë sisteme imunitare nënvizoi deputeti Ditmir Bushati.

Nuk i ka dëgjuar e as lexuar numri dy i Partisë Socialiste këto sugjerime të adresuara në letër nga kolegu I tij socialist.

Tashmë socialistët po punojnë për t’i dhënë një imazh të ri strukturave të tyre në Shkodër që rasti i kryebashkiakut të denoncuar nga Partia Demokratike të mos përsëritet më.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhe më kryebashkiakun tjetër socialit, Agim Kajmakun në Vorë  për të cilin ka nisur të interesohet prokuroria. Por një gjë është e sigurtë sipas përfaqësuesve të mazhorancës mendimi i qytetarëve do të merret më shumë për bazë, edhe për të emëruar një drejtor.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!