Mblidhet në selinë rozë Kryesia e re e PS. Gazetarja Fjona Xhafaj tha për “ABC News” se në këtë mbledhje të parë do të caktohen edhe porositë e reja për anëtarët e skuadrës së re. Kjo mbledhje do të pasohet nga një mbledhje grupi ditën e nesërme.
Synimi tashmë është i qartë për mandatin e katërt qeverisës.
Mbledhja vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila u zhvillua në Durrës, ku dhe u prezantuan 12 drejtuesit e partisë në qarqet e vendit.
Asambleja e Partisë Socialiste pasohet nga Kongresi dhe thirrja e vazhdueshme e rienergjizimit të socialistëve, duke njoftuar dhe krijimin e një strukture të re për të rinjtë që angazhohen në politikë./abcnews.al