Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama mbledh kryesinë, caktohet data e kongresit të PS-së

schedule09:33 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 09:33 - 24 Dhjetor, 2019

Partia Socialiste mblodhi paraditen e sotme kryesinë. Edi Rama e thirri këtë mbledhje gjatë ditës së djeshme, teksa zhvilloi një takim informal me ministrat në Durrës. Por ndryshe nga dje që takimi ishte për bilancin e qeverisjes dhe përballimin e tërmeteve, sot, marrin pjesë dhe disa funksionarë të tjerë: si Fatmir Xhafaj apo Ditmir Bushati.

Në fokus sot, veç të tjerash, është edhe shqyrtimi i kandidaturave për kryetarë degësh në PS. Nga 61 bashkitë, janë propozuar nga dy ose më shumë emra për kryetar degësh dhe profili i tyre do të shqyrtohet në këtë mbledhje.

Kryetarët e rinj do të zgjidhen me votim në mbarë vendin në muajin janar.

Kryesia konfirmoi mbledhjen e Kongresit të ri më 29 Shkurt, raporton gazetarja Erneta Shevroja.

Sakaq, pas mbledhjes së Kryesisë  do të mblidhet qeveria ku do vendoset dhe për shpërblimin e pensionistëve për Vitin e Ri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!