Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama mbledh grupin e PS: Shqipëria në fazën më intensive të negociatave me BE

schedule11:59 - 16 Janar, 2026

schedule 11:59 - 16 Janar, 2026

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Rama tha se Shqipëria ndodhet sot në fazën më intensive të negociatave me BE dhe është sfidë për forcën politike anëtarësimi në familjen europiane në një kohë të shkurtër, prej 2 vitesh

“Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me qeverinë për të celur sesionin e ri parlamentar duke u përpjekur se bashku që nga njëra anë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara këti vit është e një natyre të vecantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën më intensive të nëgociatave me BE dhe domosdoshmërisë që në një hart të shkurtër prej 3 vitesh Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit, sikur e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE” tha Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!