Është mbledhur sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Gazetarja Esiona Konomi tha për ABC se kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me socialistet, teksa ka dhënë edhe porositë e tij.
“Toni tejet i ashpër është parë nga kryeministri Edi Rama ndaj socialistëve”, ka thënë ndër të tjera gazetarja Konomi.
Gjithashtu ka theksuar se ndryshimet në rregulloret e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë kalon të enjtën në Kuvend. Socialistët kërkojnë përjashtim me 1 muaj deri në 60 ditë për personat që kryejnë akte dhune.
“Mbledhja e sotme ka qenë e tensionuar dhe e drejtuar nga kryeministri Rama në dy drejtime së pari për marrëdhënien e Ramës me të vetët dhe për marrëdhënien e socialistëve me opozitën. Rama ka qenë tejet kritik me deputetët e tij, me ata që përbëjnë ekipin e tij më të rëndësishëm. Së pari ku ka hyrë në mbledhje ka gjetur shumë pak veta në sallë dhe kjo është arsyeja e parë e kritikave nga ana e kryeministrit, për neglizhencë ndaj punëve parlamentare dhe qeverisëse në tërësi. Rama ka kaluar në paralajmërime. Në raport me opozitën ka marrë vendimin bashkë me grupin parlamentar që ditën e enjte të miratohen ndryshimet në rregullore pa konsensus të opozitës”, raportoi ndër të tjera gazetarja Esiona Konomi./abcnews.al/