Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: Hiqni drejtorët që dështuan, stop arrogancës

schedule18:32 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:32 - 21 Shtator, 2020

Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë e vetme pa koalicione me objektiv 74 mandate dhe për këtë arsye motorët e fushatës janë ndezur shumë muaj përpara ditës së gjykimit,  25 prillin e vitit të ardhshëm. Sot në selinë e PS-së kryeministri Edi Rama për rreth dy orë mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve me fokus organizimin.

Burime nga mbledhja e shtabit elektoral pohuan për Abcnews.al se pasi drejtuesit politik dorëzuan analizën e tyre përsa i përket problematikave të qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë cdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i cdo drejtuesi të institucioneve publike që ka dështuar në punën e tij. Kreministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve, raporton gazetarja e Abc News Esiona Konomi.

Mbledhja e ditës së sotme ishte e treta që kryeministri zhvillon me shtabin elektoral pas atyre në 9 dhe 14 shtator, teksa takimet me raportime nga drejtuesit politikë në qarqe do të jenë të përjavshme./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!