Rama mbështetësve të opozitës në Elbasan: Kujdes çuna, se s’do dilni kurrë nga Shqipëria

schedule21:45 - 26 Qershor, 2019

schedule 21:45 - 26 Qershor, 2019

Kryeministri Rama mbylli fushatën elektorale në Elbasan akuzoi opozitën se ka ndërmarrë një mision antikombëtar bashkë me presidentin Meta. Shefi i qeverisë pati një paralajmërim edhe për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet të dielën.

Me këtë ndjesi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet vendore në Elbasan kryeministri Edi Rama falënderoi kryetarin e bashkisë në largim Qazim Sejdini e premtoi vazhdim projektesh me një tjetër kandidat socialist Gledian Llatja.

Takim më madhëshor se ky sot këtu nuk kam parë në të gjitha këto vite. Ish-kryetari Qazim Sejdini nuk i ka ndarë qytetarët, por i ka trajtuar njësoj. Për ne janë punët që flasin më shumë se të gjitha fjalët”. 

Nën simbolikën dominuese të flamujve kombëtarë që kanë zëvendësuar ata elektoralë, mesazhet kryesore ishin për rolin e opozitës që ka bojkotuar zgjedhjet e krah saj rendit edhe presidentin në atë që e quan mision antikombëtar.

“Basha hoqi nga puna kryetarët e bashkive të opozitës ndërsa fallxhorja po heq Presidentin. Sot opozita po vret veten, sot është opozita që kërkon të mbajë Shqipërinë larg BE”. 

Krahasimin me opozitën e bën edhe përmes nënvizimin se si kryeministër nuk ka firmosur e as do firmosë ndonjëherë në dëm të qytetarëve.

“Kemi bërë punë të mira por kemi bërë punë që më mirë mos ti kishim bërë. As dje dhe as sot nuk është hedhur asnjë firmë që ju bën dëm juve”.

Tani sfidën e ka me ecurinë e ditës së zgjedhjeve. Një mesazh për çunat e Elbasanit që vlen për të gjithë.

“Çunat e shkathet të Elbasanit, që keni qejf të lëvizni, në Itali, Holandë, Francë. Kush e ka për zemër të shkojë të votojë, kush e ka përzemërt ti fusë një vizë PS dhe Gledit, ti fus një vizë. Por kujt i rreh zemra të bëj ndonjë dem, ikni çuna, ikni se nuk keni për të dalë më kurrë nga Shqipëria. Çuna mos ja zëni vendin në burg, ati figurës, ai le ta provojë.  Mos ja zëni venin, ai le ta provojë. Por nuk është vendi për të bërë burgun e atij. Nuk shkohet në burg për kafe turke”.

Edhe në Elbasan militantë PD dolën në protestë kundër kryeministrit e u ndaluan nga forcat e policisë./ABC News Albania 24/7