Rama: Mbështesim hapjen e listave, sistemi nuk do të ndryshojë

schedule13:26 - 10 Korrik, 2020

schedule 13:26 - 10 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me reformën zgjedhore.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar sea Partia Socialiste e mbështet hapjen  e listave për ti dhënë mundësi çdo qytetari që të marrë pjesë dhe të zgjedhë preferencën e tij.

Gjithashtu ai ka theksuar se arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare.

LEXO EDHE:Balla: Mbështesim hapjen e listave, marrëveshja e 5 qershorit mbetet e paprekur

Ne kemi vendosur që të mbështesim si Parti Socialiste hapjen e listave dhe ti japim mundësi çdo zgjedhësi që të zgjedhë subjektin politik djhe të shprehë preferencën e tij për deputetin ose deputetet e përfshirë në listën e zgjedhjeve. Ky është një vendim që shpreh bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase të madhe të qytetarëve shqiptarë që shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse. Përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe apo dhe për mua si kryetar partie, në këtë rast dua tu jap të gjithë me faktin e hapjes së listave që asnjëherë nuk ka qenë për mua prioritet nuk ka qenë komoditeti im por që PS-ja të reflektojë shoqërinë, interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

 E di shumë mirë që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet se kjo është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshja e 5 qershorit është realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, pasi ambicia jonë që përkon me nevojën dhe me interesin e përgjithshëm të vendit ka qenë depolitizomi i administratës zgjedhore i përsëritur për dekada nga ODIHR një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi e kundërshtonte PD-ja dhe grupi që ajo përfaqëson dhe përderisa ishte ideja për ti dhënë mundësi opozitës parlamentare që të futej në proces, dhe të lehtësonin barrën e frikës së PD-së bëmë lëshimin dhe që është më i madhi për një forcë politike që ka shumicën dhe shkel mbi veten në këtë rast”, ka thënë Rama.

Ndërkohë ai ka theksuar se ka pasur një bashkëpunim të mirë në lidhje me opozitën parlamentare porsa i përket miratimit të disa ligje të rëndësishme për çështjen e integrimit.

“Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një bashkonim të mirë, ku kemi thënë se ky është një proces që do të bëhet në dy shkallë. Në atë kohë zonja Hajdari dhe ato që mbështesin bindjen për ndryshim sistemi kërkonin që të fillonin nga sistemi dhe hapja e listave dhe refuzonin që të hynin në sistem. Ne kemi bërë një marrëveshje me opozitën parlamentare që do të konsiderojmë dhe çështjet e ngritura nga ato dhe kemi bërë konsensus në parlament për të miratuar edhe ligje me rëndësi për integrimin.

E kam thënë qartë se që nga krijimi i këshillit politik dhe deri në momentin e konkludimit të tillë, ku jemi akuzuar si pazarxhi dhe njerëz që do të përdorim elementë ekstraligjorë për të shkuar në votim, ne nuk do të bëjmë këtë sepse nuk është një çështje aritmetike, pasi dhe kjo e fundit nuk na ka përkrahur në këtë proces. Kjo është një çështje parimore për Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë që kuvendi të kalojë një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Hapja e listave për ne nuk është tabu por nuk duhet të rrezikojë në asnjë mënyrë arritjen për të cilën unë jam krenar që PS-ja ka qenë lokomotiva e saj për përfshirjen e grave në politikë. Dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.”, ka thënë ndër të tjera Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!