Rama mbërrin në Prishtinë, shtrëngon duart me kryeministrin Kurti

schedule11:03 - 20 Qershor, 2022

schedule 11:03 - 20 Qershor, 2022

Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Prishtinë.Ai është pritur nga homologu i tij, kryeministri Albin Kurti, me të cilin shtrënguan duart.

Delegacioni shqiptar u prit me ceremoni shtetërore përpara sallës ku do të zhvillohet mbledhja e tetë e përbashkët mes dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në axhendën e zbardhur nga Abc, do të mbajnë fjalime 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja e fundit ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët. Ajo ishte mbledhja e parë e dy qeverive nme Kurtin në krye të qeverisë së Kosovës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!