Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Lulzim Basha nuk është rrezik as për demokracinë dhe as për drejtësinë, kukull e Ilirit dhe Saliut

schedule10:37 - 3 Mars, 2021

schedule 10:37 - 3 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama e akuzon presidentin Ilir Meta se po mobilizon opozitën për të penguar reformën në Drejtësinë. Rama tha se Meta e ka thënë hapur se 25 Prilli do të jetë një referendum që do të përmbysë reformën në drejtësi ndërsa deklaratat për marrjen e drejtimit të opozitës në rast humbje e quajti mungesë respekti për postin e presidentit.

Rama u shpreh se Lulzim Basha nuk është rrezik për reformën në Drejtësi dhe as për demokracinë por kukull në duart e Ilirit dhe Saliut.

“SPAK po kryhen operacione që deri dje as nuk mendoheshin., Tipik rasti i asaj gjykatëses  që ishte shitur kokë e këmbë te krimi dhe rrethuar me një servis lugësh që hanin çorbën e një korrupsioni.

Ilir Meta më ka thënë hapur, 25 Prilli do të jetë një referendum që do të përmbysë reformën në drejtësi ndërkohë që u betua se nëse ne fitojmë do të heqë dorë nga posti i presidentit dhe do të marrë drejtimin e opozitës. Ai nuk ka respekt për reformën në Drejtësi por e kanë marrë vesh edhe gurët edhe drurët qëllimin e tij.

Kush voton ata që janë përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi. Kush nuk del në votim ia le në dorë atyre zgjedhjen për drejtësinë. A mund të delegohet kjo e drejtë për të ardhmen e drejtësisë. Lulzim Basha nuk është rrezik as për demokracinë dhe as për drejtësinë por duke qenë një politika i dobët ai është një kukull.

Ata mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e tij. Keni parë një koalicion më qesharak paszgjedhor nga dy parti që hyjnë vetëm një zgjedhje. Ajo është një strategji për të lidhur Lulin. Kur Ilir Meta thotë se do të udhëheqë opozitën, do të thotë se do të ngrejë barrikadën me PD, LSI dhe KÇK. Lulzim Basha është thjesht administrator. Janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi jo për të përmbysur qeverinë”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!