Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka komentuar listat e rivalëve të tij politikë për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama është shprehur se është i zhgënjyer nga lista e PD-së, duke theksuar se kjo është për shkak se kanë një lidership pa karakter.
Sipas Ramës lista e PS-në përfaqëson ndryshimin, ajo e PD-së afirmimi i fosilizimit, ndërsa lista e LSI-së pjesë e SPAK dhe OFL-së.
“Për të qenë konkurrente dhe për të mos u kthyer në një forcë që rrezaton vetëm vetveten dhe jo shoqërinë. Skuadra e Partisë Demokratike është zhgënjyese dhe për mua. Unë nuk besoj se ky ishte maksimumi që mund të bënte PD-ja pavarësisht situatës së vështirë që mund të bëntë në mungesë të një lidershipi pa karakter. Rrethi i influencës të jetë aq i ngushte dhe të mos ketë mundësi që të ofrojë më shumë mundësi se aq.
Pra nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që janë një enturazh si mezët rreth karkalecave të tiganit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër, afirmim i një katandije keq e mos më keq të një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike dhe sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe blen vota“, tha Rama. e.su./abcnews.al