Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me deputetin e PD, Bujar leskaj në sallën e Kuvendit.
Deputeti demokrat i ka kërkuar kryeministrit të ulet dhe të mos flasë për ish-të burgosurit politikë në sallën e Kuvendit, pasi sipas tij kreu i qeverisë vjen nga një familje komuniste.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kujtuar deputetit demokrat që parlamenti nuk është lokal ku pihet raki dhe mund të flasësh çfarë të duash.
“Ulu se nuk po pi raki me kërmë këtu. Sa u përket atyre që the se janë ca që dalin me yll, po çfarë problemi ke me ta. Ata të shqetësojnë ty një grup prej 100 vetash që jeton në antikitet. Por ti e ke patur në oborrin e shtëpisë tënde kokrrën e bolshevikut”, tha Rama.
/Abcnews.al/