Asnjë godinë që është ndërtuar pas vitit 2020 nuk do të legalizohet.
Në takimin me deputetë dhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po punon për një reformë të thellë të territorit, teksa thekson se nga ky vendim do të preken vetëm objektet me qëllim fitimi.
Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet. Është lejuar të bëhen vetëdeklarimin për ti dhënë mundësitë bëjnë vetëdeklarimin kur nuk e kanë bërënë afat, por jo ndërto pas 2020 dhe kur ka nevojë për ndërhyje dalin e thonë jemi në proces. Të pavlefshme të gjithë deklarimet për godinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, e familjeve që kanë futur kokën.
Rama e cilësoi ndërtimin pa leje të kateve si një shkelje ligji me vetëdije, ndersa shtoi se nuk do ketë konfiskim të pjesshëm të këtyre godinave, por të plotë.
“Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit. Do të mbrohen blerësit dhe do përdoret pjesa tjetër për strehim, për njerëzit në nevojë.”
Konfiskim do të ketë edhe për ndërtesat e braktisura që prej vitit 1990.
“Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime.”
Kryeministri paralajmëroi masa të ashpra për të gjithë shkelësit e ligjit, dhe një listë të zezë që do të përfshijë të gjithë ndërtuesit abuzues. Po ashtu, masa do të ketë edhe për ata të cilët shesin apartamente disa herë.
“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.”/abcnews.al

