Tre ministra do i bashkohen Erion Braçes në listën e të larguarve nga qeveria në mandatin e ardhshëm të socialistëve.
Elita Gjonaj e cila më herët ka drejtuar ministrinë e Drejtësisë ka marrë si detyrë sekretare për rolin e gruas.
Ndërkohë Blendi Klosi, nga ministër Turizmi është emëruar sekretar Organizativ, post i cili më herët është mbajtur nga Servet Pëllumbi.
Anila Denaj nuk do të jetë më në qeveri si ministre e Financave dhe Ekonomisë, por ka marrë detyrën e sekretares së Burimeve Njerëzore.
Braçes iu përmend emri nga kryeministri Edi Rama vetëm si kandidat për kryesinë e partisë. m.v/abcnews.al