Rama: Kush cënon zgjedhjet shkon në burg dhe futet në “listën e zezë”

schedule13:30 - 18 Maj, 2019

schedule 13:30 - 18 Maj, 2019

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme përpara kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilla në 61 bashki në vend ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë cenim i zgjedhjeve në 30 qershor. Ai paralajmëroi se kushdo që tenton të cënojë do të shkojë në burg dhe se do të jetë në listat e zeza të krimeve zgjedhore e do tu hiqet e drejta për të udhëtuar në SHBA e BE.

 

“Gjithkush që nuk e sheh të udhës mos votojë le të mos votojë, por ata që janë turbull duhet të dinë se kush i afrohet një qendre votimi djeg veten jo zgjedhjet, kodi penal është ashpërsuar dhe jo nuk ja vlen për politikën që të nxit të shkosh në burg por që mund të të fusë në listën e zezë të krimeve zgjedhore që do i hiqet e drejta për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE“, theksoi Rama./abcnews.al