Së seancën plenare ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën zgjedhore dhe negociatat që po bëhen nga ndërkombëtarët.
Ndërsa mbante fjalën e tij, deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërhyrë duke bërë që kryeministri ta kritikojë për veshjen.
“Realizimi i votës së emigrantëve është sistem, se fillon dot punën kur je në dilemë, a të hyj apo jo në kotec. Naltmadhni, të lutem, mbaj fronin! Të lutem se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke një kontradiktë në objekt, edhe naltmadhni edhe gjuz nuk shkon. Edhe diçka, kur vesh kravatë, këmishën fute brenda. Është A-ja e abc-së së oborrit mbretëror”, tha Rama./abcnews.al