Rama krahason Metën me Haxhi Qamilin

schedule19:37 - 26 Qershor, 2019

schedule 19:37 - 26 Qershor, 2019

Nga Gramshi ku ka ndalur turin elektoral, kryeministri Edi Rama sulmoi Presidentin e Republikës Ilir Meta. Shefi i qeverisë krahasoi kreun e shtetit me Haxhi Qamilin ndërsa tha se Meta është shpirti i rrëmujës dhe i kundërshtimit dhe me vetë perëndimin.

“Nuk jemi këtu në kohën e Haxhi Qamilit edhe pse Haxhi Qamili është rishfaqur në zyrën e Presidentit të Republikës. Është rishfaqur pa mjekër, pa atë kësulën, pa pallton ushtarake dhe pa çizme. Është shfaqur me kostum, me kravatë e bën dhe shqiponjën. Por është Haxhi Qamili ai që është shfaqur atje. Është shpirti i rrëmujës dhe është shpirti i kundërshtisë pa lidhje edhe me vetë perëndimin që ka pushtuar Ilir Metën. Në vend që të shohë filxhan për të djeg Shqipërinë, fallxhorja të bëjë ndonjë magji për të shpëtuar presidentin.

Aman të keqen kur thonë se do bëhet ’97-a se kur shoh atë Ilir Metën se është si hëna, kur qëllon e plotë ka energji pozitive edhe e kam parë kur ka qenë hënë e plotë, kemi bërë punë të mira, por kur i bie rrotullimi nga ana e Saliut nuk shihet më asgjë, errësirë komplet. Dhe kur del thotë që ‘po bën çmos që të pengojë konfliktin civil’, aty pastaj nuk rri dot pa e përsëritur sa herë më jepet mundësia, konflikti civil? Është shumë e thjeshtë, thuaji fallxhores deri më datë 30 asnjë kokërr kafe turke në shtëpi. Në qoftë se Monika nuk përdor kafe turke dhe mbahet larg, dhe në qoftë se Saliu i thotë Lulit, ‘Lulzim te shpia deri me datë 30’ këtu s’ka më asnjë këmbë njeriu që del për të krijuar probleme”, tha Rama./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!