Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Korçarët të parët që ndezin çelësin e ngrohjes me gaz! Balluku: Synohet gazifikimi i të gjithë vendit

schedule12:57 - 19 Prill, 2025

schedule 12:57 - 19 Prill, 2025

Korçë-Qytetarët korçarë do të ngrohen me gaz brenda vitit 2027. Projekti i gazifikimit në qytetin e Korçës, synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes së gazit natyror me një gjatësi prej 65 kilometrash.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se punimet parashikohet të përfundoj në fund të vitit të ardhshëm duke krijuar kështu një alternativë të rëndësishme energjie me kosto të ulët.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, tha se sfidë mbetet shtrirja e gazifikimit në ët gjitha qytetet e vendit e madje edhe në rajon.

Investimi për gazifikimin e Korçës do të realizohet nga kompania Socar e Azerbajxhanit dhe parashikohet të kapë një vlerë prej 44 milion eurosh. Gazifikimi i Korçës synon që të siguroj energji më të pastër ,kursim në faturat e energjisë  si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!