Rama konfirmon bisedën me Arben Keshin: Do e beja prapë njësoj

schedule17:20 - 17 Qershor, 2019

schedule 17:20 - 17 Qershor, 2019

Rama ka publikuar vetë një pjesë të përgjimit, që e cilëson një skandal të turpshëm të gatuar nga shërbëtori i ish-kryeministrit Berisha në prokurori.

Sipas Ramës Arben Keshi nuk ka punuar në polici në atë kohë por ka qenë kandidat për komunën Maqellarë.

Sipas Bild, Arben Keshi është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, që ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve, por ai nuk është i vetëm në skemën kriminale.

Pikërisht Keshi ka qenë personi i përgjuar nga prokuroria dhe më pas janë interceptuar edhe bisedat e tjera.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë pic.twitter.com/AEuY06WGes

— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019

“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!