Rama komenton ngjarjet dje në Shkodër

schedule11:13 - 21 Qershor, 2019

schedule 11:13 - 21 Qershor, 2019

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar sot situatën e pasdites së djeshme në Shkodër, ku takimi i tij i fushatës u shoqërua me protesta, pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi për të mos i dhënë leje për sheshin e mitingut.

Nga takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, Rama e ka quajtur të çuditshme dhe të papranueshme.

Është e çuditshme se edhe në momentet më të, më kujtohet në zgjedhjet e 2009, edhe pse bënin rezistencë për skenën e bulevardit, nuk ka ndodhur asnjë që PD-PS të përplasen edhe në mitingun e fundit që në kohën që mbaj mend unë që ishte fatosi negociohej, do e marrësh ti apo unë sheshin “Nënë Tereza” dhe bëhej negociatë, tani që i bën thirrje popullit të bllokojë kryeministrin që të futet në qytet e të rrezikosh, është njësoj si enveristët e ‘91. Që krijonin 200 300 veta e shkonin te mitingjet e PD, një turp i madh, njësoj. Imagjinoni t’ja bëjnë Lulit, që ti nuk vjen, është skandal. Manipulojnë punonjësit e bashkive, u thonë dil se do të heq nga puna dhe flasin këta”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!