Kryeministri Edi Rama tha se plazhet publike në Shqipëri këtë vit ishin të sigurta si asnjëherë më parë.
Megjithatë, ai tha se zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor, i ka vendosur institucionet në vështirësi.
“Një rrjet i tërë vrojtuesish në plazhe u mirëorganizua si ansjë vit më parë. Plazhet publike të garantuara edhe falë punës me policinë si asnjë sezon më parë. Por duhet ta pranojmë sot që zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor na ka vënë në vështirësi serioze këtë vit, në një vend që se kemi as traditën e kulturës së detit.
Pavarësisht se u vendosën rregulla, u bë një plan i detajuar, përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat e policisë që mbulojnë këtë pjesë, nuk kanë qenë në lartësinë e duhur sidomos në Jon.
Gjë që solli dhe tragjedinë. Shkarkimi i zhinxhirit komandues të policisë kufitare ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Prandaj ka nisur puna për një reformë të plotë të gjithë ngrehinës institucionale që lidhet me policinë e detit”, tha Rama. /abcnews.al