Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama kërkon zbatimin e ligjit”, Petraj: Të rishikohen me hollësi detajet, duhet tolerancë

schedule18:44 - 3 Tetor, 2025

schedule 18:44 - 3 Tetor, 2025

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën e re ligjore për ndërtimet pa leje. Kryeministri paralajmëroi masa drastike ndaj çdo ndërtimi që tejkalon më shumë se 10% të lejes, duke theksuar se objektet e tilla do të konfiskohen tërësisht dhe do të vihen në funksion të shtetit ose për qëllime sociale.

Avokati Petraj theksoi nevojën për një trajtim të diferencuar në ligj, duke bërë dallimin mes qytetarëve që ndërtojnë për nevoja jetese dhe ndërtuesve që ndërhyjnë në mënyrë sistematike për përfitim financiar.

Petraj vuri në dukje gjithashtu se ligji aktual shpesh nuk përshtatet me realitetin në terren në zbatimin e tij nga institucionet. Ai kritikoi qasjen që, sipas tij, shpesh penalizon qytetarët e zakonshëm, ndërsa mbetet tolerante ndaj shkeljeve të mëdha strukturore.

“Rama kërkon zbatimin e ligjit për ndërtimet pa leje. Ndërtimet pa leje që thotë Rama duhet të ndahen në dy pjesë. Mund të jetë një person që ndërton një dhomë për të mbajtur familjen, por në ndryshim nga kjo është pjesa e një ndërtuesit që bën ndërtime me radhë pa leje për të fituar para. Në ligj duhet të ketë një ndarje të tillë. Kur kemi një ndërtues që fiton miliona dhe një qytetar i thjeshtë.

Ky është një ashpërsim për t’i treguar dhëmbët qytetarit. Në Itali për ndërtimet e brendshme në shtëpi, kur nuk dëmton strukturën nuk të thotë gjë askush. Duhet të kemi një klauzolë të veçantë me qytetarët. Ka një injoranci të paparë në zbatim të ligjit, nuk e njohin ligjin dhe nuk u përgjigjen qytetarëve. Ka disa elemente që duhet të shikohen. Janë masa që nuk e përshtatin dot situatën. Në këtë pikë nuk është kjo zgjidhja që ai mendon.

Mënyra dhe forma për të shfaqur parregullsitë ka sa të duash. Ligji parashikon gjithçka. Duhet të shikohet 7501, ku këto toka u kthyen në hapësira ndërtimi, janë kriza vërtet sociale në zona të ndryshme të Tiranës. Nuk u bënë në një plan të detajuar. Personat që kanë marrë tokë në 7501, ata u lejuan qetë ndërtohej ndërkohë që ajo ishte në tokë në përdorim. Kjo duhet kaluar në një sitë dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, tha avokati Edmond Petraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!