“Rama kërkoi disiplinë”, Krrashi: Nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

schedule23:39 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 23:39 - 11 Dhjetor, 2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavrdim Krrashi thotë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj force politike këtë të hënë, kryeministri Edi Rama kërkoi disiplinë nga deputetët.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Krrashi deklaroi se nuk kemi të bëjmë me “kërcënime” të kreut të qeverisë dhe se ishte një mbledhje rutinë.

Sipas tij, nuk ka arsye për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

“Mbledhja e së hënës e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diçka rutinë, ndodh përherë. Do të ruaj konfidencialitetin e mbedhjes. Si në çdo mbledhje, nuk është e hera e parë që diskutohet. Nuk bëhet fjalë për kërcënime, por për disiplinë. Nuk ka ndonjë direktivë në raport me opozitën. Opozita ka punën e saj, ne kemi punën tonë. Qytetarët e kanë mundësinë të shohin se kush punon dhe se kush po bllokon. Momentalisht, jemi në një situatë kur Partia Socialiste po kryen përgjegjësinë e saj deri në vitin 2025. Parë nga këndvështimi se si po shkojne punet, nuk shoh arsye për zgjedhjet e parakoshme. Partia Socialiste në çdo kohë që të thërritet për llogaridhënie para elektoratit, shkon e përgatitur, me një program të qartë për një mandat të katërt”, theksoi ai.

Në lidhje me paditë e dy grupimeve të Partisë Demokratike për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Krrashi tha: “Kjo është për të ardhur keq që dy pjesë të një partie kanë çuar padi në Gjykatën Kushtetuese, të krijojnë pengesa për një marreveshje. Jemi para kësaj situate, ku Italia është në Bashkimin Evropian, por një nga partnerët historikë. Mënyra se si qeveritë italiane i kanë trajtuar shpqiptarët, mendoj se është detyrim shumë i vogël që po i bëjmë Italisë. Të dyja grupimet kanë kërkuar qëndrim nga Gjykata Kushtetuese, ne mendojmë që jemi para një situate ku Shqipëria mund të japë kontributrin e saj, është koha për të qenë kontribues. Shqipëria fiton reputacionin e një vendi siç i takon, anëtar i NATO-s dhe në dyert e Bashkimit Evropian, gati për të hapur negociatat.”

Sa i takon tensioneve në Kuvend dhe ndryshmit të rregullores, Krrashi i bëri thirrje deputetëve të opozitës që t’i rikthehen normalitetit.

“Unë do doja shumë që këtë te enjte, deputetët e opozitës t’i rikthehen normalitetit, të kthehen në parlament, është vend për të debatuar dhe për të diskutuar. Duke parë qasjen që ka opozita në parlament, më vjen keq. Partia Socialiste dhe Kuvendi nuk ka alternativë tjetër, përveçse këto masa ndëshkuese. Shpresoj se kolegët e opozitës, në vend që të bëjnë katrahurë, të vijnë e të diskutojnë. Masat ndëshkuese nuk mendoj se janë gjë pozitive, por jemi të detyruar”, u shpreh deputeti socialist.

Për çështjen “Beleri” dhe mundësinë që Greqia të bllokojë hapjen e negociatave, Krrashi ndau këtë mendim: “Pse Greqia e kushtëzon hapjen reale te negoviatacve, per fat të keq tonin, një qasje ballkanike e kemi përpara. Mendoj se çështjet nuk kanë ngjashmëri, çështja Beleri është çështje e drejtësisë. Kjo nuk ka lidhje. Çfarë lidhje ka kjo me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian? Kjo më duket si një lëvizje e qëllimshme, për ta përdorur si pretekst për negociatat për Bashkimin Evropian. Shpresoj që Greqia me datë 13 t’i thërrasë arsyes dhe të sillet si shtet evropian. Shqipëria është e gatshme të negociojë në detaje anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!