Rama: Kapitali njerëzor i rëndësishëm, privati duhet të rrisë pagën

schedule14:26 - 29 Prill, 2023

schedule 14:26 - 29 Prill, 2023

Kreyministri Edi Rama nga Libohova sërish theksuar se rritja e pagave është një ndër reformat më të rëndësishme që ka marrë qeveria këtë vit dhe sipas tij është e rëndësishme që nuk ka më kohë për tu humbur.

Rama ka theksuar se është e rëndësishme që dhe private të rrisë pagat, pasi tashmë është kapitali njerëzor shumë më i rëndësishëm se çdo gjë.

Sipas tij rritja e pagës ka një rol të rëndësishëm përsa i përket sfidës me të cilën po përballet Evropa, atë të mungesës së fuqisë punëtore.

“Paga minimale është rritur me 40 mijë lekë, dhe ato e kishin parashikuar deri në 38 mijë lekë deri në 2025 por ambicia jonë është që të shkojmë deri në 60 mijë lekë për pagën minimale. Rritja e pagave nuk duhet konsideruar prioritet qeveritar por kombëtar, ambicie e përbashkët e qeverisë dhe e sipërmarrjes, pasi sot gjëja më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë është kapitali njerëzor dhe forca e punës.

Nuk dua që të shikoj që sipërmarrësit të ndodhen në vështirësi për punonjës, duhet që të rriten pagat në sektorin privat, pasi punonjësi kushton shumë më shumë nga ajo që ti e paguan, dhe momenti që ai të lë bluzën, përparësen dhe të ikën. Kjo është humbje e madhe se ti e ke bërë pjesë të familjes tënde dhe e ke trajnuar dhe më pas të të ikë. Evropa është në një garë, që do të kalojë në një luftë për krahun e punës, ne këtë luftë nuk duhet që ta humbim por duhet që ti mbijetojmë një gjëje të tillë. Ne po bisedojmë me kompanitë dhe po u themi se duhet që të bëjnë siç po bëjmë ne”, ka thënë Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!