“Rama ka urrejtje personale ndaj gazetarëve”, Balliu: Ka dashur gjithë jetën të jetë një prej tyre, por nuk u bë dot kurrë

schedule13:31 - 6 Korrik, 2022

schedule 13:31 - 6 Korrik, 2022

Dy ditë më parë gazetarët protestuan përballë kryeministrisë, në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre Klevis Muka.

Gazetari u dërgua në riedukim për 3 muaj nga kryeministri Rama, pas një pyetjeje që i drejtori ministres Xhaçka për investimet strategjike. Ai i ndaloi pjesëmarrjen në të gjitha konferencat e tij për 3 muaj rresht.

Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Abc Live”, në Abc bëri thirrje të gjithë gazetarëve që të jenë në shesh ditën e nesërme dhe mos tolerojnë dhunën nga ana e kryeministrit.

Ai u shpreh se Rama ka një urrejtje personale ndaj gazetarëve, pasi sipas tij ka dashur të jetë një prej tyre dhe nuk ka mundur të bëhet.

Balliu: Ai ka urrejtje personale ndaj gazetarëve se ka dashur gjithë jetën të jetë një prej tyre dhe nuk u bë dot kurrë. Dhuna ndaj tyre duhet t’i çojë gazetarët në shesh.

Ditën e nesërm, në orën 19:00 “Rithemelimi” ka thirrur një protestë kombëtare përballë kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria është në rrezik” i kanë bërë thirrje gjithë shqiptarëve anë e mbanë që të jenë të pranishëm në shesh./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!