Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama ka shkelur ligjin me vaksinën anti-COVID duke shtuar se ai ka munguar në Kuvend për të shmangur dhënien e llogarisë.
Ruçi ironizoi Gjuzin që të largohet nga foltorja duke shtuar se në këtë mënyrë po vonon vaksinën.
Kujtim Gjuzi: Kryeministri ka shkelur ligjin me vaksinën dhe prandaj mungon sot në seancë sepse e di që opozita do e pyesë. Mos më ndërprit kryetar, mbivendosesh tek të gjithë deputetët. Drejtori juaj për shërbimet na e mbyll gojën. Doni t’i mbani të gjitha në kontroll
Gramoz Ruçi: Zoti Gjuzi po vononi vaksinën për ta bërë ti.
/mv.abcnews.al