Rama: Ka ikur koha kur çeta e politikës merrte përpara socialistët

schedule14:52 - 23 Qershor, 2019

schedule 14:52 - 23 Qershor, 2019

Nga Përmeti, ku ishte ndalesa e radhës e fushatës elektorale të mazhorancës, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ikur koha kur çeta e politikës shqiptare merrnin përpara dhe bënin si të donin me socialistët. Rama nuk kurseu sërish komentet dhe për vendimin e presidentit Meta për të çdekretuar 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve.

“Nëse unë nuk do shikoja përtej hundës time do thosha ‘unë kryeministër jam, protestat mund të vazhdojnë, Ata jo me molotov, ata mund të hidhen përpjetë edhe vetë mund të kthehen në molotov, qeverinë nuk e rrëzojnë dot se nuk rrëzohet qeveria me protesta. Ata mund ta kishin djegur parlamentin komplet, por parlamenti nuk janë muret. Parlamenti janë deputetët që kanë votat e popullit. Qeveria ka një mijë punë. Pse duhet ne të lemë punët në një pjesë të kohës dhe të merremi me fushatën. Shumicën ne e kemi të plotë s’ka asnjë problem.

Mbështetjen e kemi në gjithë Shqipërinë. Thuajse të gjitha bashkitë e mëdha i drejtojmë vetë, atëherë pse mos të thoshim “s’ka problem, s’duan këta, kur të jetë gati Luli dhe kur të thotë filxhani që doli data tamam. Tani Liri caktoje këtë datën këtu se shoh një dysh dhe duhet të jetë 21. Shiko është edhe një T këtë. Nuk e di a është Tetor, a s’është Tetor, por ti shikojë vetë. Do Dilte Liri dhe do thoshte bazuar në konsulta me partnerë të rëndësishëm dhe në burime të informacioneve të rëndësishme të agjencisë së inteligjencës botërore, unë vendosa që të ve këtë datë se më thanë që në këtë datë nuk do të çmendet asnjeri.

Mirëpo në dukje do ishte gjëja më arsyeshme se do pushonte për pak kohë zhurma, por në fakt do të ishte gjëja më e rëndë se e keqja që do të vinte nga një zgjidhje e tillë, do të vazhdonte me vite sepse do të vendosej një rregull i ri. Rregulli që kur s’do një palë, pala tjetër duhet të thotë “ok s’doni ju edhe ne s’kemi ça bëjmë”. Nesër do vazhdonte prapë historia. Pasnesër do çmendej dikush tjetër. Do vazhdonte historia që nuk do ishte më e qartë se kur bëhen zgjedhje e kur s’bëhen zgjedhje se duhet të merren vesh të gjithë bashkë, kur duan zgjedhje.

Pastaj ky nuk është film i ri. Ne e kemi parë 30 vjet këtë film me Saliun, që u mësua të besonte se socialistëve ua merr gjërat me forcë, se socialistët janë njerëz normal, janë njerëz që dëgjojnë mendjen e i japin rrugë budallait. Kështu që turru edhe socialistët të hapin rrugë. Mirëpo ja që kjo histori ka mbaruar. Koha kur socialistët mund të merreshin përpara si dele nga çeta qoftë me armë, e qoftë me molotov, e qoftë me ulërima, e qoftë me dhëmbë të ndryshkur që kërcëllinin, ka mbaruar. Është tjetër kohë dhe është një PS që ta kthen si të duash”, tha Rama./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!