Rama jep sqarime për koncensionin e rrugës Milot-Balldre

schedule14:20 - 30 Maj, 2019

schedule 14:20 - 30 Maj, 2019

Rruga Milot-Balldre do të jetë e standardit A dhe në koncension do të përfshihet edhe 13 vjet mirëmbajtje. Sqarimin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama në Parlament duke iu përgjigjur akuzave se paratë për këtë projekt po shpërdorohen.

Shpif kushdo që akuzon se po abuzohet me ndërtimin e dy projekte shumë të rëndësishme, Milot- Balldre dhe Orikum-Llogara.

Akuzave iu përgjigj Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit.

Projekti i rrugës Milot – Balldren parashikon ndërtimin e një aksi tërësisht të ri që është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe do të kushtojë 161 milion euro për 17.2 kilometra.

Duke sqaruar se është një rrugë me standarde evropiane, kreu i qeverisë tha se Projekti Milot-Balldren ka dy ura, urën mbi Drin me 224 m hapësira drite dhe urën mbi Mat me 624 m hapësirë drite dhe ka gjithashtu edhe dy tunele. Ajo çka është më e rëndësishme do të mirëmbahet për 13 vjet.

Ata që ngrenë akuza për vjedhje duhet të jenë hajdutë – tha Kryeministri.

Një tjetër projekt infrastrukturor me rëndësi është rruga Dukat – Orikum në të cilin parashikohet të ndërtohet aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me ByPass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milion euro.

PPP apo koncesionet nuk janë metoda kriminale të shpikur nga mafia, jo skema abuzive për përfitime në kurriz të popullit, por janë skema që të bëjnë të mundur në një kohë të shkurtër rritjen e cilësisë së shërbimit për publikun që me kapacitetet e tij shteti nuk i bën dot u shpreh kreu i qeverisë.

Të dy veprat janë pjesë e programit “1 miliard euro investime” dhe do të ndërtohen fillimisht me kapital të operatorëve privatë, ndërsa buxheti i shtetit do të shlyejë shumën e investuar në vite./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!